Thursday, January 22, 2015

ARTERIAL

“Bocet”
         Shokut, piktorit Zef Halili

Unë dua,
të pikturoj
me fjalë.
Unë dua,
të ngjyros,
me mall.
T’i bëj
Atdheut tim,
një portret
të gjallë.

Me fjalë,
me tinguj,
me zemër,
një portret
që merr frymë,
ku gjithçka,
ka emër.

Ngjyrat,
ritmi,
buzëqeshjet,
fytyrat,
ju pritni!
Në sfond,
me stil,
pa komplimente,
një penelatë,
transparente.

E të tjerët
elementë
të mos mungojnë,
dallgët,
lumenjtë,
dhentë
e malet,
pemët,
macet
e qentë.

Në qiell,
një shqiponjë
shumë lart,
e vetme
Diku
nxjerr tym,
një oxhak.

Kuq,
zi,
një flamur.
Burimi,
domatet,
specat,
e një mur
i rënë
nga dolën
buburrecat,
që morën dheun,
e gërryejnë,
grabisin,
Atdheun.
Buburrecat,
i mbijetuan,
zjarrit
e përmbytjes
së madhe.
Gjithnjë
pas murit,
gjithmonë
pranë urës,
kështu,
gjallë dolën
prej diktaturës.

Dinjitet,
punë,
respekt,
jo frikë.
Gjithçka
me meritë.
Jo dhunë,
nder,
Komb,
se buburrecat,
janë shumë.

Dhe shokët,
ah shokët;
një kafe,
në kujtime,
një cigare,
në mendime.
Shqiponjat
dolën fluturim,
nga shpirti
i Atdheut tim.
Qiej të huaj
çajnë e s’ndihen,
si rrufe jetime
që s’kanë
ku bien.

Ikëm
e tretëm,
ja se si,
gjuha jonë
sot,
është,
Atdheu ynë
i vetëm.

Erion Hiluku

El Real de la Jara, 1. 07. 2007.

Km

Rruge pa fund
rruge gjarperuese
 qe fshihen pas shkembinjve,
pa surpriza,
asfalt i zi,
gris e i shurdhet.

Km
qe shenohen me ironi
ikin minutat e mia,
makina shkon
si te dije rrugen
ndersa mendja ime fluturon.

E ndjen,
se pas çdo kthese rruga vazhdon,
se çdo minutë behet i vjeter
se pa pritur zgjohet jeta,
ne ankthin e nje kthese tjeter.
Se akoma asgje nuk eshte humbur
derisa te jem ne pritje
te nje gjeje me te bukur,

Km e minuta,
te numeruara,
si ditet tona.
Actae iacta est!
Perpara,
ndalesh e vazhdon,
se gjithnje ka nje rruge
nje fushe, nje mal, nje pyll...,
derisa te jem ne pritje,
se do bjere dhe per mua nje yll.

Km.
e rruge pa rruge
lumenj, e gropa,
hendeqe, tunele...
km te verteta
si vete jeta.
E njejta gje eshte ,
si te gjitha betejat e mia
qe te humbura jane,
veç luften se kam humbur akoma
se prape ne timon jam.

Erion Hiluku
                                   Madrid, 27. 04. 2010.

Otra vez amanece

Cuando el humo del tabaco,
esconde la luz de mi cuarto,
como la tempestad a un pequeño sol,
libres están mis ganas de morir,
en profunda soledad,
como flores sín olor.

Cuando respiro veneno,
buscando mi destrucción,
lo que araña mi cuerpo,
encoge mi corazón,
lo que otra vez mató a mi suerte,
hirió mi esperanza y colgó mi ilusión,
fue la vida,
no la muerte.

No puedo callar entonces,
el sentimiento que en silencio grita,
desbordando lo que limita el dolor.
No puedes evitar la muerte,
ni la vida.
Otra vez amanece,
incluso sin amor.

Erion Hiluku
                        Sevilla, 23 junio 2004. 


El verdadero efecto mariposa

Mírame, desafíame,
aunque algo se rompa en mi interior.
Veo tu sonrisa preguntando,
¿qué?
- Nada, -y pienso-,
no se puede definir el amor.

¡Qué imaginas!
Estalla mi corazón.
¡Qué pasará por tu mente!
no sabes que resucitas el misterio de las cosas divinas,
que se esconde en tu esencia,
el sentido de la más intensa emoción.

No me conformo con amarte,
busco en tus ojos un misterio.
Un poco más antes de que desaparezcas,
un poco más para soñarte,
un poco más para creer
en un mundo más bello.

Se acerca la inolvidable despedida,
un beso, un adios,
o cualquier cosa.
Otros amores se cruzarán en tu vida.
Yo sólo te di,
la pasión de un sueño,
el verdadero efecto mariposa.
                       
Sevilla, 17 maj 2004.  

Falas
             Hallës që na deshi shumë...

Falas ëndërrimi dhe shpresa,
falas fluturimi gjer në hënë,
i imagjinatës,
falas lulet çdo mëngjes i freskon vesa,
falas dëshirat yjeve që bien gjatë natës.

Falas ajri që dhemb, në mushkëri,
falas buzëqeshja, që më s’na dhuron ti,
falas një botë,
falas kujtimi yt, një dashuri,
falas dhe kripa që la një lot.



Të paharruarit e mi

« Prindët, mirë që ka një emën të përbashkët për të dy!»
                                                                 M.Camaj. «Diella»                                                                                                                                                                                   

Ju jeni era nën krahët e mi,
jeni kujtimi që nuk fshihet kurrë,
vargu me rimën në këtë poezi,
gëzimi e vuajtja që më bëjnë më burrë.

Ju jeni fillimi i ndjenjës së parë,
jeni burimi i mirënjohjes së vërtetë.
Juve ju mbaj në më të lartin altar,
borxh jua kam një jetë.

Dua të uleni me mua
në tavolinën e ballkonit të gjatë,
të shijoj kafenë e të mëndafshtave duarve të tua,
të dëgjoj muzikën e kollës së thatë.

Pastaj, në heshtje t’ju them sa fort ju dua,
dallëndyshet do të kthehen përsëri,
të kundroj shtigjet e jetës në fytyrat tuaja,
të paharruarit e mi.

Një Atdhe

Janë njerëzit, toka dhe deti,
janë gjethet, janë gjërat pa emër.
Sa larg Atdheu më mbeti,
larg buka me kripë e zemër.

Janë vendet ku dua të kthehem,
ku dua të kthehem çdo ditë,
atje ku shokët nuk më presin,
ku qetësia bëhet muzikë.

Janë fëmijët, kosheret, bletët,
gjyshërit tregojnë historitë
shpesh të cunguara jetët,
atje dashuritë, atje tragjeditë.

Atje ku dikur bujaria,
lulëzonte si pemët në maj,
atje ku sot egoizmi, tradhëtia, lakmia,
të ndershëm janë, pa faj.

Jam ai që jam, nuk jam mazokist,
prapë kthehem, trishtohem, vuaj,
atje i gjej më të këqinjtë armiq,
që Atdheun e mua na trajtojnë si të huaj.

Se linda, jetoj dhe do vdes shqiptar,
zgjidhur në shkencë e në fe,
vetë Zoti këtë e la mbarë
gjithkujt i dha një Atdhe.

Spanjë 2003. 

Pak dashuri

Sa larg i kam të mjerët,
tek cepi i shtëpisë, tek cepi i pallatit,
s’guxoj të ndahem nga të tjerët
e të dëgjoj pak ironitë e fatit.

Çdo ditë më ofron skena të reja,
kur ngadalë afrohem cepave të teatrit,
një erë të fortë ndjej, po s’janë gështenja të pjekura,
është era e urisë, era e ironisë së fatit.

Thonë se ka gjëra që më mirë të mos i mësosh,
jetët e gërryera si brigjet e Matit,
por jo, kurrsesi s’mund të evitosh,
të shohësh, vuajtjen e ironive të fatit.

Por sot, sot u ndala në aktin e parë
e ofrova një fjalë me dashuri të zemrës,
më uroi një ditë të mbarë,
e buzëqeshi me sytë e Nënë Terezës.

E ndërsa kërkoja fjalën e shpresës së humbur,
vërejta, se vëllai im i ri,
për të qenë i lumtur,
veç nevojiste pak dashuri.
2003

Shije enigme

Aromë duhani, parfumi e kafeje
sjell era nga flokët e tu,
mungesa jote ma dobëson atë pak fe,
e mendja ime s’është këtu.

Tashmë i lodhur jam,
lule më lule si bleta,
më kot besova se me ty zbulova,
sa shumë e shkurtër është jeta.

Nuk doja të ish e jona,
si ato dashuri, që dëshira i bymen si zhivë,
por që zgjasin jo më shumë
se tri kafe e dy kutia prezervativë.

Në puthjen e buzëqeshjes tënde
gënjeshtra dhe e vërteta,
një shije enigme më mbeti,
kush qe lulja? Po bleta?


Sevilla 2004

Tuesday, January 20, 2015

FIZIOTERAPIA ME KEMBE NE TOKE

Revista JAVA 13 DHJETOR 2014
 www.revistajava.al 


            Fizioterapia është në modë. Në mëngjes, duke pirë kafen, ndërsa shikoni në televizorin tuaj doktor filanin që tregon me pasion sesi shërbimet tona mjekësore janë të zhvilluara paralelisht me ato të vendeve të BE, në cepin e poshtëm të ekranit një klinikë fizioterapie ofron terapi fantastike për të gjitha llojet patologjive të njohura ose jo. Pak më sipër një universitet privat me traditë pesë vjeçare ju ofron mundësinë, me ofertë, të studjoni fizioterapi, një profesion me të ardhme të sigurt, sigurisht i  akredituar dhe me partneritete evropiane e amerikane.  Ne porten e shtepise mund të gjeni nje ofertë për shërbime fizioterapie të kabinetit që sapo është hapur në katin e pestë te pallatit numer tre dhe kujtoheni se ky nuk ka ashensor, më tej keni një klinikë tjetër me hyrje nga parkingu.   
            Në panoramën danteske të sistemit shëndetësor kombëtar fizioterapia është aktorja më misterioze. Mjafton një shëtitje në QSUT, dhe në disa korridore e dhoma do shikoni tabelën FIZIOTERAPI. Përtej këtyre, shërbimi më i specializuar ofrohet në një bodrum me lagështirën dhe komoditetin e nevojshëm poshtë godinës së infektivit. Në të njëjtën hapësirë kaotike edhe “Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike” ofron studimet bachelor në Fizioterapi. Njëkohësisht, të paktën edhe katër Universitete Shtetërore, (më parë nëntë) e tani katër private ofrojnë studime në këtë degë. Pa asnjë vështirësi konsatohet se asnjëri nga këta nuk ka laboratorë fizioterapie të standarteve universitare, laboratorë histologjie apo anatomie, madje as që kanë nevojë per to për realizimin e praktikave apo studimeve. Kështu studentët diplomohen denjësisht me programe moderne, te cilat ju mund t’i gjeni edhe në facebook,  por pa parë konkretisht asnjë kockë apo muskul, pa parë evolucionin e një patologjie, dhe pa e kuptuar e as pyetur -pse vendet e zhvilluara e kanë fizioterapinë të integruar në fakultetin e mjekësisë? Qindra studentë i fillojnë me iluzion studimet për fizioterapi çdo vit, për të përfunduar pas tre vitesh me iluzione te tjetërsuara. Disa vazhdojnë edhe mastera të cilët pastaj në të vërtetë nuk ofrojnë kurrfarë specializimi të mëtejshëm në këtë fushë. Konfuzioni që ju krijon shkollimi është aq i madh saqë disa prej tyre në kartvizita shënojnë –përveç fizioterapist, masazhator, kurues, reabilitues, trajner, fizio-kinezist, fizio-praktikor, etj. Puna pastaj është një problem tjetër kombëtar, por shkak kryesor që nuk e gjejnë dhe as nuk e krijojnë dot me sukses janë mangësitë e mëdha në përgatitje akademike dhe profesionale. A duhet të habitemi akoma pse nuk njihen diplomat tona në vendet e BE?
            Në vitin 1976 i ndjeri Dr. Petrit Selenica, një nga pionerët e fizioterapisë, llogariste se në Tiranë kryheshin rreth 200 seanca fizioterapie të specializuar në ditë. Spitalet dispononin aparatura mjekësore fizioterapie të kohës të cilat kontrolloheshin dhe testoheshin në Uzinën Elektro-mjekësore. Ky sukses dhe zhvillim zgjati pak më shumë se një dekadë dhe pas një harrese të plotë u “rizbulua” vetëm pas vitit 1997. Sot vetëm në Tiranë llogaritim të ketë gati 200 “klinika”, “qendra”, ose më mirë vende ku ofrohet “fizioterapia” si shërbim. “Profesionistë” kamaleonikë të diplomuar në shume dege, pseudo-doktorë me kurse tremujore, esteticienë, masazhistë e shumë të tjerë ofrojnë trajtime fizioterapeutike nga heqja e dhimbjes së kancerit e deri te potencimi i muskujve te flokëve. Përveç ketyre nje grup tjetër i pakataloguar profesionistësh te ardhur nga vende fqinje dhe me larg, duke hapur fjalen se Shqipëria nuk paska fizioterapistë të saj abuzon dhe perfiton ne menyre flagrante me qytetarët, duke ofruar ne shumë raste sherbime te pakualifikuara madje edhe të dëmshme për pacientin shqiptar. Askush nuk e kontrollon cilësinë e shërbimit të tyre, liçensimin, lejet higjenike, pengesat arkitektonike, përmasat, aparaturat mjekësore apo jo, për protokollet e trajtimit as që bëhet fjalë, madje as tatimorët nuk dinë nga ta kapin me ndonjë ligj konkret ketë çështje. Megjithëse të liçensuar nga Urdhri i Infermjerëve, Fizioterapistëve etëtjerëve të Shqipërisë janë pak më shumë se 200 vetë.
            Por, çfarë është fizioterapia”
            Për të mos filluar që nga Hipokrati me shkrimet mbi artikulacionet dhe terapinë ushtrimore,  sipas OBSH, 1958, përkufizohet fizioterapia si; “arti dhe shkenca e trajtimit nëpërmjet ushtrimit terapeutik, te ngrohtit, ftohtit, dritës, ujit, masazhit dhe elektricitetit”, përfshin “realizimin e provave elektrike dhe manuale për të përcaktuar vlerën e ndërhyrjes dhe forcës muskulare, provave për të vlerësuar kapacitetet funksionale, të hapësirave artikulare dhe matjeve të kapaciteteve jetësore, ashtu si edhe ndihmave diagnostikuese për të vlerësuar evolucionin e pacientit ”.
            Shoqata Shqiptare e Fizioterapistëve e themeluar në vitin 2012: Fizioterapia: është bashkësia e metodave shkencore të cilat nëpërmjet aplikimit të mjeteve fizike, shërojnë, parandalojnë, rikuperojnë dhe adaptojnë personat e prekur nga probleme somatike dhe organike dhe ata që dëshirojnë të kenë një nivel optimal shëndeti. 
            Po fizioterapist kush mund të quhet?

            Citoj përkufizimin e  Shoqata Shqiptare e Fizioterapistëve, bazuar ne OBSH dhe aktualizuar: “Personi i cili eshte Diplomuar zyrtarisht ne Universitet si Fizioterapist dhe qe eshte i afte te ushtroje profesionin e tij sipas ligjit dhe kodit te etikes mjekesore, ne fushen e asistences shendetesore, mesimdhenies, studimit dhe administrimit duke perdorur per kete njohurite e fituara”.
Nuk disponojme ne Shqiperi te dhena mbi trajtime, as numrin e seancave te nevojshme, as koston, as egziston nje llogaritje statistikore e tyre ne institucionet perkatese.
            Shoqata Spanjolle e Fizioterapisteve llogarit se duhet nje fizioterapist per çdo 20 deri ne 30 persona te moshes se trete, behet fjale per persona qe jetojne ne te njejten rezidence.
             Ne Shqiperi, gjithsej llogaritet se jetojne ne rezidenca shteterore –azile, rreth 200 persona, nje pjese e madhe te paralizuar: nuk disponojne sherbim fizioterapie. Pensionet e pleqërisë përbëjnë grupin më të madh, me rreth 78.4% të tyre, ose 447,286 persona. Pensionet e invaliditetit zenë rreth 11,7% të pensioneve gjithsej, ose 66,470 persona. Nuk disponojne sherbim fizioterapie te specializuar ne geriartri, as ne sherbimin paresor.
 Kush kujdeset per reabilitimin dhe cilesine e jetes se tyre?

            Persa i perket sherbimeve spitalore, studimet  e kryera kane demostruar efikasitetin dhe nevojen e fizioterapise si sherbim, citoj nje nga keto studime realizuar ne  The Jons Hopkins Hospital´s, medical intensive care unit (MICU), Njesia e Mjekesore Perkujdesjes Intensive, e cila perballon rreth 900 paciente ne vit. Ne vitin 2008 krijoi nje program reabilitimi me fizioterapiste i cili do t’i kushtonte  358.000 US-dollar ne vit. Por pa mbaruar 2009, kohezgjatja e qendrimit ne MICU ishte zvogeluar ne 23%  nga gjashte dite e gjysem ne pese dite. Duke llogaritur shpenzimet me modelin e tyre financiar kursimi neto per spitalin ishte me 818,000 dollare pa i llogaritur shpenzimet fillestare te fizioterapise.
            Sherbimet tona spitalore shteterore nuk disponojne sherbim te specializuar fizioterapie ne ICU, dhe as nuk e disponojne ne kardio-kirurgji. Nga spitalet private vetem Spitali Hygeia ofron sherbim fizioterapie dhe reabilitim kardiak te specializuar ne ICU.
            Pavarësisht këtyre problemeve, dhe më shumë janë, ka në Shqiperi fizioterapistë te mirë formuar, me eksperience dhe me vullnet per pune.  Pjesa kryesore e tyre janë anëtarë të Shoqatës Shqiptare të Fizioterapistëve. Një grup profesionistësh të gatshëm të marrim përgjegjesite kombëtare qe na takojne, qe punojme pa pushim me profesionalitet ne menyre qe edhe profesioni yne te jete ne lartesine e duhur, te kete respektin e duhur, te ofroje sherbimet me te mira te reabilitimit. Keta profesioniste perballen ne ushtrimin e profesionit jo vetem me patologjine, jo vetem me problemin e madh te kufizimit te aftesive e dhimbjen, por edhe me demtimin dhe vonesen e trajtimit korrekt, me demin e shkaktuar pacientit nga persona te tjere jo te fushes por qe jo vetem e vonojne dhe e varferojne pacientin por edhe e demtojne ate.
            Shoqata Shqiptare e Fizioterapisteve është në proces për tu antarësuar në WCPT, Konfederata Boterore e Fizioterapisteve. Ka me shume se 1200 anetare aktive, fizioterapiste dhe studente te fisioterapise. Ka organizuar dy Kongrese Kombetare fizioterapie, me pjesemarrje nderkombetare, te akredituara nga QKEV. Organizon vazhdimisht trajnime profesionale te certifikuara nga profesionistet me te mire dhe te liçensuar per fizioterapistet dhe studentet e fushes duke bashkepunuar me institucionet me te larta shteterore e private kombetare dhe nderkombetare. 
            Në vendin tonë, fizioterapia si fushë shkencore dhe reabilitimi i pacientit ka aktualisht një zhvillim fillestar dhe eksperimental. Kostoja afatgjate e mungeses se ketij sherbimi te specializuar eshte e pallogaritshme ne leke dhe eshte me skandaloze akoma ne numrin e personave qe mund te ishin reabilituar dhe kthyer ne pune e ne shoqeri por qe tani dergjen te braktisur e te fshehur duke jetuar ne mjerimin e “kempit” dhe te meshires. (478 te plagosur rende  vetem ne vitin 2013 dhe 2025 persona janë të plagosur lehtë, ku një pjesë prej tyre do të jetë me aftësi të kufizuara për pjesën tjetër të jetës së tyre, në disa raste, duke rezultuar në vështirësi financiare për familjet e tyre.. M. Transportit).
             Si shkaqe të mundshme të kësaj vonese mund të konsiderohen mungesa e një modeli integral dhe rezistenca për të braktisur perspektivën mjekësore predominuese të këtij fenomeni, mungesën e qendrave të dedikuara hulumtimit shkencor dhe të trajnimit të profesionistëve të specializuar, ashtu si edhe mungesën e politikave publike për mbështetjen e këtyre pacientëve dhe familjarëve të tyre në nevojat e shumta që kanë.
            Nga ana tjetër kemi nje rritje eksponenciale te popullsisë me demtim cerebral, medular dhe traumatik te shkaktuar nga aksidente rrugore dhe industriale, nga Aksidente Vaskulo Cerebrale, shtim i numrit te moshuarve qe kane nevoje per perkujdejsje fizioterapeutike dhe reabilitim integral të specializuar sipas modeleve bashkëkohore multifaktoriale. Vëmendja e autoriteteve shëndetësore dhe krijimi Urdhrit të Fizioterapistëve të Shqipërisë si hap i pare i nderhyrjeve efikase ne fushën fizioterapisë dhe reabilitimit, është një  urgjence profesionale, etike dhe sociale.
                                                                                                            Dr. Erion Hiluku.,
 Fizioterapist
Presidenti i Shoqates Shqiptare te Fizioterapisteve.