Revista JAVA 13 DHJETOR 2014
www.revistajava.al
Fizioterapia
është në modë. Në mëngjes, duke pirë kafen, ndërsa shikoni në televizorin tuaj doktor
filanin që tregon me pasion sesi shërbimet tona mjekësore janë të zhvilluara
paralelisht me ato të vendeve të BE, në cepin e poshtëm të ekranit një klinikë
fizioterapie ofron terapi fantastike për të gjitha llojet patologjive të
njohura ose jo. Pak më sipër një universitet privat me traditë pesë vjeçare ju
ofron mundësinë, me ofertë, të studjoni fizioterapi, një profesion me të ardhme
të sigurt, sigurisht i akredituar dhe me
partneritete evropiane e amerikane. Ne porten
e shtepise mund të gjeni nje ofertë për shërbime fizioterapie të kabinetit që
sapo është hapur në katin e pestë te pallatit numer tre dhe kujtoheni se ky nuk
ka ashensor, më tej keni një klinikë tjetër me hyrje nga parkingu.
Në
panoramën danteske të sistemit shëndetësor kombëtar fizioterapia është aktorja
më misterioze. Mjafton një shëtitje në QSUT, dhe në disa korridore e dhoma do
shikoni tabelën FIZIOTERAPI. Përtej këtyre, shërbimi më i specializuar ofrohet
në një bodrum me lagështirën dhe komoditetin e nevojshëm poshtë godinës së
infektivit. Në të njëjtën hapësirë kaotike edhe “Fakulteti i Shkencave Mjekësore
Teknike” ofron studimet bachelor në Fizioterapi. Njëkohësisht, të paktën edhe
katër Universitete Shtetërore, (më parë nëntë) e tani katër private ofrojnë
studime në këtë degë. Pa asnjë vështirësi konsatohet se asnjëri nga këta nuk ka
laboratorë fizioterapie të standarteve universitare, laboratorë histologjie apo
anatomie, madje as që kanë nevojë per to për realizimin e praktikave apo
studimeve. Kështu studentët diplomohen denjësisht me programe moderne, te cilat
ju mund t’i gjeni edhe në facebook, por pa
parë konkretisht asnjë kockë apo muskul, pa parë evolucionin e një patologjie,
dhe pa e kuptuar e as pyetur -pse vendet e zhvilluara e kanë fizioterapinë të
integruar në fakultetin e mjekësisë? Qindra studentë i fillojnë me iluzion
studimet për fizioterapi çdo vit, për të përfunduar pas tre vitesh me iluzione
te tjetërsuara. Disa vazhdojnë edhe mastera të cilët pastaj në të vërtetë nuk
ofrojnë kurrfarë specializimi të mëtejshëm në këtë fushë. Konfuzioni që ju
krijon shkollimi është aq i madh saqë disa prej tyre në kartvizita shënojnë –përveç
fizioterapist, masazhator, kurues, reabilitues, trajner, fizio-kinezist, fizio-praktikor,
etj. Puna pastaj është një problem tjetër kombëtar, por shkak kryesor që nuk e gjejnë
dhe as nuk e krijojnë dot me sukses janë mangësitë e mëdha në përgatitje
akademike dhe profesionale. A duhet të habitemi akoma pse nuk njihen diplomat
tona në vendet e BE?
Në
vitin 1976 i ndjeri Dr. Petrit Selenica, një nga pionerët e fizioterapisë,
llogariste se në Tiranë kryheshin rreth 200 seanca fizioterapie të specializuar
në ditë. Spitalet dispononin aparatura mjekësore fizioterapie të kohës të cilat
kontrolloheshin dhe testoheshin në Uzinën Elektro-mjekësore. Ky sukses dhe
zhvillim zgjati pak më shumë se një dekadë dhe pas një harrese të plotë u “rizbulua”
vetëm pas vitit 1997. Sot vetëm në Tiranë llogaritim të ketë gati 200
“klinika”, “qendra”, ose më mirë vende ku ofrohet “fizioterapia” si shërbim. “Profesionistë”
kamaleonikë të diplomuar në shume dege, pseudo-doktorë me kurse tremujore,
esteticienë, masazhistë e shumë të tjerë ofrojnë trajtime fizioterapeutike nga heqja
e dhimbjes së kancerit e deri te potencimi i muskujve te flokëve. Përveç ketyre
nje grup tjetër i pakataloguar profesionistësh te ardhur nga vende fqinje dhe
me larg, duke hapur fjalen se Shqipëria nuk paska fizioterapistë të saj abuzon
dhe perfiton ne menyre flagrante me qytetarët, duke ofruar ne shumë raste
sherbime te pakualifikuara madje edhe të dëmshme për pacientin shqiptar. Askush
nuk e kontrollon cilësinë e shërbimit të tyre, liçensimin, lejet higjenike,
pengesat arkitektonike, përmasat, aparaturat mjekësore apo jo, për protokollet
e trajtimit as që bëhet fjalë, madje as tatimorët nuk dinë nga ta kapin me ndonjë
ligj konkret ketë çështje. Megjithëse të liçensuar nga Urdhri i Infermjerëve,
Fizioterapistëve etëtjerëve të Shqipërisë janë pak më shumë se 200 vetë.
Por, çfarë është fizioterapia”
Për
të mos filluar që nga Hipokrati me shkrimet mbi artikulacionet dhe terapinë
ushtrimore, sipas OBSH, 1958, përkufizohet
fizioterapia si; “arti dhe shkenca e
trajtimit nëpërmjet ushtrimit terapeutik, te ngrohtit, ftohtit, dritës, ujit,
masazhit dhe elektricitetit”, përfshin “realizimin e provave elektrike dhe
manuale për të përcaktuar vlerën e ndërhyrjes dhe forcës muskulare, provave për
të vlerësuar kapacitetet funksionale, të hapësirave artikulare dhe matjeve të
kapaciteteve jetësore, ashtu si edhe ndihmave diagnostikuese për të vlerësuar
evolucionin e pacientit ”.
Shoqata
Shqiptare e Fizioterapistëve e themeluar në vitin 2012: Fizioterapia: është
bashkësia e metodave shkencore të cilat nëpërmjet aplikimit të mjeteve fizike,
shërojnë, parandalojnë, rikuperojnë dhe adaptojnë personat e prekur nga
probleme somatike dhe organike dhe ata që dëshirojnë të kenë një nivel optimal
shëndeti.
Po fizioterapist kush mund të quhet?
Citoj
përkufizimin e Shoqata Shqiptare e
Fizioterapistëve, bazuar ne OBSH dhe aktualizuar: “Personi i cili eshte
Diplomuar zyrtarisht ne Universitet si Fizioterapist dhe qe eshte i afte te
ushtroje profesionin e tij sipas ligjit dhe kodit te etikes mjekesore, ne
fushen e asistences shendetesore, mesimdhenies, studimit dhe administrimit duke
perdorur per kete njohurite e fituara”.
Nuk disponojme ne Shqiperi te dhena mbi trajtime, as
numrin e seancave te nevojshme, as koston, as egziston nje llogaritje
statistikore e tyre ne institucionet perkatese.
Shoqata
Spanjolle e Fizioterapisteve llogarit se duhet nje fizioterapist per çdo 20
deri ne 30 persona te moshes se trete, behet fjale per persona qe jetojne ne te
njejten rezidence.
Ne Shqiperi, gjithsej llogaritet
se jetojne ne rezidenca shteterore –azile, rreth 200 persona, nje pjese e madhe
te paralizuar: nuk disponojne sherbim fizioterapie. Pensionet e pleqërisë
përbëjnë grupin më të madh, me rreth 78.4% të tyre, ose 447,286 persona.
Pensionet e invaliditetit zenë rreth 11,7% të pensioneve gjithsej, ose 66,470
persona. Nuk disponojne sherbim fizioterapie te specializuar
ne geriartri, as ne sherbimin paresor.
Kush kujdeset
per reabilitimin dhe cilesine e jetes se tyre?
Persa
i perket sherbimeve spitalore, studimet
e kryera kane demostruar efikasitetin dhe nevojen e fizioterapise si
sherbim, citoj nje nga keto studime realizuar ne The Jons Hopkins Hospital´s, medical
intensive care unit (MICU), Njesia e Mjekesore Perkujdesjes Intensive, e cila
perballon rreth 900 paciente ne vit. Ne vitin 2008 krijoi nje program
reabilitimi me fizioterapiste i cili do t’i kushtonte 358.000 US-dollar ne vit. Por pa mbaruar 2009, kohezgjatja e qendrimit ne
MICU ishte zvogeluar ne 23% nga gjashte
dite e gjysem ne pese dite. Duke llogaritur shpenzimet me modelin e tyre
financiar kursimi neto per spitalin ishte me 818,000 dollare pa i llogaritur
shpenzimet fillestare te fizioterapise.
Sherbimet tona spitalore shteterore
nuk disponojne sherbim te specializuar fizioterapie ne ICU, dhe as nuk e
disponojne ne kardio-kirurgji. Nga spitalet private vetem Spitali Hygeia ofron
sherbim fizioterapie dhe reabilitim kardiak te specializuar ne ICU.
Pavarësisht këtyre problemeve, dhe
më shumë janë, ka në Shqiperi fizioterapistë te mirë formuar, me eksperience
dhe me vullnet per pune. Pjesa kryesore
e tyre janë anëtarë të Shoqatës Shqiptare të Fizioterapistëve. Një grup
profesionistësh të gatshëm të marrim përgjegjesite kombëtare qe na takojne, qe
punojme pa pushim me profesionalitet ne menyre qe edhe profesioni yne te jete
ne lartesine e duhur, te kete respektin e duhur, te ofroje sherbimet me te mira
te reabilitimit. Keta profesioniste perballen ne ushtrimin e profesionit jo
vetem me patologjine, jo vetem me problemin e madh te kufizimit te aftesive e
dhimbjen, por edhe me demtimin dhe vonesen e trajtimit korrekt, me demin e
shkaktuar pacientit nga persona te tjere jo te fushes por qe jo vetem e vonojne
dhe e varferojne pacientin por edhe e demtojne ate.
Shoqata
Shqiptare e Fizioterapisteve është në proces për tu antarësuar në WCPT,
Konfederata Boterore e Fizioterapisteve. Ka me shume se 1200 anetare aktive,
fizioterapiste dhe studente te fisioterapise. Ka organizuar dy Kongrese
Kombetare fizioterapie, me pjesemarrje nderkombetare, te akredituara nga QKEV.
Organizon vazhdimisht trajnime profesionale te certifikuara nga profesionistet
me te mire dhe te liçensuar per fizioterapistet dhe studentet e fushes duke
bashkepunuar me institucionet me te larta shteterore e private kombetare dhe
nderkombetare.
Në vendin tonë, fizioterapia si fushë shkencore dhe reabilitimi i pacientit
ka aktualisht një zhvillim fillestar dhe eksperimental. Kostoja afatgjate e
mungeses se ketij sherbimi te specializuar eshte e pallogaritshme ne leke dhe
eshte me skandaloze akoma ne numrin e personave qe mund te ishin reabilituar
dhe kthyer ne pune e ne shoqeri por qe tani dergjen te braktisur e te fshehur
duke jetuar ne mjerimin e “kempit” dhe te meshires. (478 te plagosur rende vetem ne vitin 2013 dhe 2025 persona janë të
plagosur lehtë, ku një pjesë prej tyre do të jetë me aftësi të kufizuara për
pjesën tjetër të jetës së tyre, në disa raste, duke rezultuar në vështirësi
financiare për familjet e tyre.. M. Transportit).
Si shkaqe të mundshme të kësaj vonese mund të
konsiderohen mungesa e një modeli integral dhe rezistenca për të braktisur
perspektivën mjekësore predominuese të këtij fenomeni, mungesën e qendrave të
dedikuara hulumtimit shkencor dhe të trajnimit të profesionistëve të
specializuar, ashtu si edhe mungesën e politikave publike për mbështetjen e
këtyre pacientëve dhe familjarëve të tyre në nevojat e shumta që kanë.
Nga ana
tjetër kemi nje rritje eksponenciale te popullsisë me demtim cerebral, medular
dhe traumatik te shkaktuar nga aksidente rrugore dhe industriale, nga Aksidente
Vaskulo Cerebrale, shtim i numrit te moshuarve qe kane nevoje per perkujdejsje fizioterapeutike
dhe reabilitim integral të specializuar sipas modeleve bashkëkohore
multifaktoriale. Vëmendja e autoriteteve shëndetësore dhe krijimi Urdhrit të
Fizioterapistëve të Shqipërisë si hap i pare i nderhyrjeve efikase ne fushën fizioterapisë
dhe reabilitimit, është një urgjence
profesionale, etike dhe sociale.
Dr.
Erion Hiluku.,
Fizioterapist
Presidenti i Shoqates Shqiptare te Fizioterapisteve.

No comments:
Post a Comment